Të paktën 33 persona mes tyre edhe 3 fëmijë kanë humbur jetën, nga një shpërthim I fuqishëm në një karburant në jug të Rusisë.

 

Zjarri nisi në një  servis  për rregullimin e automjeteve dhe përfshiu edhe karburantin I cili shpërtheu.

 

Po ashtu 150 persona të tjerë  u lënduan, disa prej të të cilëve u dërguan menjëherë me helikopter në Moskë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

 

Mediat raportuan se zjarri u përhap në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe se ekzistonte rreziku i shpërthimeve të mëtejshme. Shkak i ngjarjes dyshohet se u bë mosrespektimi i rregullave të sigurisë, por fjalën e fundit do ta thonë hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *