Situata në pallatin e përfshirë nga zjarri në Lushnjë është vënë nën kontroll, nuk ka më persona brenda tij.

I pranishëm në vendngjarje ka qenë edhe Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar.

Lexo edhe :

Related Posts

Brataj theksoi se kanë qenë 42 persona të lënduar për shkak të tymit që përfshiu katet e mësipërme, ku tetë prej tyre ishin pjesëtarë të forcave zjarrfikëse, ndërsa tre kanë qenë fëmijë.

Sipas tij gjendja e pacientëve është stabël.

Nga 42 persona, 8 personel zjarrfikës dhe tre fëmijë. Dy fëmijë e kanë lënë spitalin, një është në observim. Nuk ka kode të rënda të kuqe, nuk rrezikon njeri jetën. Ka thjesht intoksikime nga tymi. Nuk ka djegie. Janë krehur tre godina për të parë nëse ka akoma banorë. Nuk besoj se do të ketë pasoja për paciantët që janë në spital. Fëmijët dy ishin 14 vjeç, ai që është 8 vjeç që po mbahet nën observim. Nuk ka kode të vështira në këtë moment. Jan kontrolluar tre godinat, dy anësore, tjetra është në gjysmë dhe brenda është personeli zjarrfikës. Po hapin çdo derë për të parë nëse ka ngelur njeri në këto ambiente. Por deri tani nuk rezulton asnjë. Ka akoma tym”, u shpreh Brataj.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *