E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në Komisariatin e Kamzës ku humbi jetën i arrestuari 26 vjeç, lihen në burg dy efektivët

Gjykata e Tiranë ka lënë në burg efektivët Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi, të cilët ishin në krye të detyrës mbrëmjen e 26 marsit, kur komisariati nr.5 në Kamëz u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbi jetën një i ndaluar, ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur.

 

Reklamë

Efektivët u lanë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Reklamë

Nga zjarri, viktimë mbeti Arben Mici, i cili u arrestua si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa u plagosën Dilaver Idrizi, si dhe vetë efektivi Boja.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë