E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 48 minuta më parë
Vendi

Zjarri në Kolonjë, rrezikohet Rezervati i Mbrojtur Gërmenj-Shelegur

Prefektura e Korçës ka njoftuar zyrtarisht se gjatë orëve të fundit është shënuar përhapje e zjarrit poshtë piramidës 15, në thellësi të territorit shqiptar, në drejtim të Rezervatit të Mbrojtur Gërmenj-Shelegur.

Rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Policia Kufitare, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga forcat e ushtrisë së repartit të Drenovës, po punojnë në terren për të frenuar depërtimin e flakëve drejt masivit pyjor të zonës së mbrojtur.

Sipas burimeve nga Prefektura e Korçës, parashikimi meteorologjik për orët në vijim tregon reshje shiu, të cilat pritet të ndihmojnë në neutralizimin e vatrave të zjarrit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë