Subscribe

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka angazhuar 42 trupa e 13 mjete për të frenuar përhapjen e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë dhe në Peshtan të Fierit.

 

Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se në Vlorë, ndërhyrja është bërë nga ajri.

 

42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë“, shkruan Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *