Vendi
Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vijon aktiv, tre vatra në masiv pyjor dhe ullishte

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zonën e Drenovës në Mallakastër, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të gjerë.
Zjarri, i cili u riaktivizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, po përhapet me shpejtësi në një masiv pyjor me pisha, ndërsa në orët e paradites janë djegur edhe disa sipërfaqe me ullinj.
Reklamë
Shërbimet zjarrfikëse janë të angazhuara në terren dhe po përpiqen të mbajnë flakët nën kontroll deri në mbërritjen e helikopterit.
Era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen nga toka. Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes dhe ndihmë në menaxhimin e situatës.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




