Subscribe

Një zjarr përfshiu pasditen e sotme shtëpinë e të moshuarve në Fier, duke shkaktuar panik mes tyre. Flakë erdhën si pasojë e një shkëndije elektrike të ndodhur në kabinën elektrike fare pranë shtëpisë së të moshuarve.

 

Fillimisht zjarri është pikasur në katin e dytë, ndërkohë që 51 të moshuarit nxituan të dalin në oborr mes tymit e flakëve.

 

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

 

Në të njëjtën kohë ambulancat transportuan drejt spitalit rajonal të Fierit 16 prej të moshuarve me probleme shëndetësore për të marrë ndihmën e parë.

 

Të moshuarit e tjerë treguan se si u përfshinë  nga paniku kur zjarri përfshiu ndërtesë

.

1- Ishim të gjithë brenda, shyqyr që nuk ra natën. Një panel elektrike bëri masë, dhe erdhi tymi brenda,  erdhi policia dhe i nxori të gjithë jashtë, askush nuk u prek shyqyr Zotit.

 

2- -Çohu i thashë Ferides , shoqes time, se po mbushet shtëpia me tym dhe ikëm ne avash avash. Nuk mbusheshe dot me fryme pastaj erdhën të gjithë dhe kontribuan , kam 6 vite këtu s’kishte ndodh ndonjëherë .

 

3- -Nga kabina erdhi, ishte zjarr andej jashtë nga xhami dukej.

 

 

Kryebashkiaku Armando Subashi, i cili pa nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarri tha se të gjithë të moshuarit do të qëndrojnë sonte në spitalin e Fierit për tu rikthyer ditën e nesërme, pasi të ketë përfunduar pastrimi dhe rregullimi i godinës.

 

Shtëpia e të moshuarve në Fier  është një godinë e vjetër dhe Subashi thotë se nisur nga ngjarja tani po vlerësohet ngritja e saj nga e para.

 

ARMANDO SUBASHI

KRYETAR I BASHKISE FIER

Do shikojmë mundësinë e ndërtimit të një shtëpie të re, sepse kjo është një nga shtëpitë e pakta që ka në Shqipëri, për rikonstruksion po e po , por do shohim mundësinë e  bërjes nga e para sipas të gjitha parametrave.

 

Ndërkohë grupi hetimor vijon të hetojë ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj.

 

Dhe vetëm pak orë pas shuarjes së zjarrit në azil, një tjetër kabinë elektrike u përfshi nga flakët, duke lënë pa drita mijëra banorë.

 

Dyshohet flakët erdhën si pasojë e ngarkesës së madhe në rrjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *