E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarri “mbërthen” edhe Kroacinë/ Flakët shpërthejnë minat tokësore në Dubrovnik

Situata e përkeqësuar e zjarreve ka përfshirë edhe një pjesë të rajonit të Dubrovnikut në Kroaci.

 

Reklamë

Për shkak të erës, flakët po përhapen me shpejtësi si dhe kanë shpërthyer minat tokësore të mbetura që nga lufta e pavarësisë së viteve 1990. Minat kanë shpërthyen në një kodër pranë Petrarcës, në jug të destinacionit kryesor turistik, Dubrovnikut.

 

Ndërkohë nga autoritetet kroate akoma nuk ka një konfirmim në lidhje me këtë.

 

“Një erë uragani jugore që fryn në kantonin Dubrovnik-Neretva ka ndezur një zjarr të përhapur në hapësirën e hapur në zonën e komunitetit Dubrovnik Plat,” tha HVZ.

 

Erërat i detyruan avionët që luftonin zjarrin të braktisnin operacionin, ndërsa 130 zjarrfikës vazhduan, operacionin për shuarjen e flakëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë