Subscribe

Vetëm këto rrënoja kanë mbetur pas zjarrit që ra ne një barake, i cili i mori jetën një vogëlusheje 2 vjeçe në periferi të kryeqytetit. Kryefamiljari Safet Hamza së bashku më gruan tij, kishin sajuar një ambient me dërrasa në zonën e Babrrusë dhe përpiqeshin te siguronin jetesën, duke mbledhur ambalazhe metalike. Djali i madh i familjes, vetëm 5 vjeç, mundi të largohet në kohë dhe t’i shpëtoje zjarrit. Gjyshja e viktimës, tregon momentin e tmerrit dhe thotë se nuk arriti t’i jepte ndihmën e pare mbesës 2 vjeçe. Sipas ekspertëve, vogëlushja pjesë e komunitetit rom, ka vdekur nga asfiksia, pasi ishte lënë vetëm në banesë nga prindërit. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një bombol gazi e ndezur për ngrohje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *