Subscribe

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në tregun e fruta-perimeve në zonën e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet.

 

Zjarri mori përmasa të mëdha duke rrezikuar edhe banesat dhe biznese aty pranë.

 

Edhe pse me një shtrirje të madhe, fatmirësisht nga flakët nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

 

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje ku bënë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve.

 

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, po pritet që të kryhet ekspertiza për të vërtetuar shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *