Subscribe

Prej disa ditësh flakët po përpijnë masivin pyjor në zonën e thellë të Oroshit në Mirditë.

 

Qindra hektarë me bredh e pishë raportohet të jenë djegur si pasojë e zjarrit. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse por eleminimi i vatrës mbetet i pamundur për shkak të mungesës së rrugëve.

 

Në këtë zonë janë kryer edhe fluturime me helikopter por ende situata nuk është normalizuar.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar nga qendra operacionale e emergjencave civile, 16 vatra zjarri, 3 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *