E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri djeg plotësish banesat e dy vëllezërve në Gjirokastër

Dy banesa janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Gjirokastër. Banesat, të cilat u përkisnin dy vëllezërve janë shkatërruar totalisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Zjarri dyshohet se nisi nga çatia e njërës prej shtëpive si pasojë e një shkëndijë elektrike dhe më pas përfshiu edhe banesën ngjitur.

Sapo kanë parë zjarrin  dy vëllezërit së bashku me anëtarët e tjerë të familjes kanë dalë menjëherë.

Sipas  zjarrfikesve përreth banesave  ka patur  edhe municione dhe  fishekë të braktisur që vështirësuan situatën dhe rrezikuan forcat që morën pjesë në aksion./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë