Subscribe

Temperaturat e larta gjatë verës që shkaktojnë ose ndihmojnë përhapjen e zjarreve ka bërë që forcat zjarrfikëse të kalojnë në gatishmëri të përforcuar.

 

Tragjedia qe ndodhi në Greqi ka shtuar vëmendjen e autoriteteve ndaj çdo situate të ngjashme që mund të ndodhë në vendin tonë.

 

Tirana përballet me 8 deri në 10 raste zjarresh çdo ditë, një fluks ky i zakonshëm sipas drejtorit të zjarrfikësve.

 

Problem mbetet situata në pyjet rreth kryeqytetit, ku mungojnë korridoret e lëvizjes për makinat zjarrfikëse.

 

Disa grupe vullnetare janë krijuar për të qenë forca e parë e ndërhyrjes në rast zjarri, ndërsa për zonat ku shërbimi zjarrfikës e ka të pamundur, do të angazhohen forcat e armatosura.

 

Ekspertet verojnë se brenda Tiranës, lagjet e vjetra janë zonat më të rrezikuara. Zona me rrezikshmëri të lartë nga zjarri janë edhe ato bregdetare. 2017 –ta për Qarkun e Tiranës ishte një nga vitet me numrin më të madh të zjarreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *