Subscribe

Prej tre ditësh banorët e fshatit Kujtim në bashkinë e Klosit po përballen me flakët që kanë përfshirë nje sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me dushqe në këtë zonë.

 

Era e fortë ka bërë që vatra e zjarrit të dalë jashtë kontrollit dhe të bëhet e pa menaxhueshmë me gjithë ndërhyrjen e banorëve të zonës, shërbimit zjarrfikes së Klosit dhe Drejtorisë së shërbimeve. Problem ka qenë dhe terreni i vështirë. Kjo pasi automjetet zjarrfikëse nuk mund të hynë në zonë.

 

Lufta me flakët po bëhet vetëm me mjete rrethanore. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi zjarri po i afrohet banesave.

 

“Për fatin e keq ne ndodhemi në një vater në fshatin Kujtim. Vatër që po u afrohet edhe e shtepive. Sot apeli për të gjithë është që të bashkohemi me zjarrfikësen dhe pyjoren. T’i paraprijme rrezikut. Ka 3 dite me këtë zjarr. E pamundur për ta fikur”, thonë banorët

 

Edhe në Elbasan, pyjet në zonën e Gjinarit ndodhen nën pushtetin e flakëve prej tre ditësh. Për shkak të mungesës së rrugëve, autoritetet nuk kanë mundur dot ta vendosin zjarrin nën kontroll.

 

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pishë e dëllinja u dogj edhe malin Koshnicë në Gramsh. Zjarri u vendos nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje me popma shpine nga zjarrëfikësit.

 

Zjarrre pati dhe në berat. Ndërsa autoritetet dyshojnë se janë të qëllimshëm. Ndërkohë asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë ligjore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *