Subscribe

Situata nga zjarret vijon të jete shqetësuese, pasi 8 vatra të reja janë shfaqur në 24 orët e fundit. Emergjencat civile raportojnë se zjarret janë shënuar në qarqet Tiranë, Dibër Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

 

Situata më e rëndë paraqitet në qarkun Fier, në Bashkinë e Mallakastrës, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte. Flakët kanë djegur edhe 3 shtëpi te vjetra, te cilat ishin të pabanuara, si dhe ka shkrumbuar edhe 4000 rrënjë ulliri. Zjarri ka rënë në fshatin Corrush dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit si dhe forca te shumta ushtrie.

 

Në Kruje, zjarret kanë rënë edhe ne zonat e mbrojtura. Konkretisht, në Parkun Kombëtar të Qafështamës. Ndonëse punonjësit e emergjencave civile janë në vendngjarje, vatrat e zjarrit kane shkaktuar dëme te mëdha dhe janë ende aktive.

 

Ndërkohë një vatër e fuqishme zjarri është shfaqur në fshatin Bllate në bashkinë Dibër. Për shkak të terrenit të vështire, zjarrfikëset e kanë patur të pamundur te ndërhyjnë. Në Tiranë dhe në Vlorë këtë të shtunë do të ketë edhe inspektime nga ajri me helikopter, pasi në Vorë, vatrat e zjarrit mbeten ende një kërcënim, ndërsa në fshatin Dhrovjan në Finiq situata është shqetësuese.

 

Probleme ka edhe në qarkun Gjirokastër, konkretisht në fshatrat e Bashkisë Dropull. Në aksion janë përfshirë 2 avionë Canadair nga Greqia, por vatrat e zjarrit nuk kane qenë te mundura të shuhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *