Subscribe

Të paktën 180 vatra zjarri janë shfaqur brenda ditës në provincën e famshme kanadeze British Kolumbia.

 

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa të paktën 7.000 njerëz kanë braktisur shtëpitë nga frika e zjarreve.

 

Kjo është gjendja e parë e jashtëzakonshme e shpallur nga krahina në 14 vjet. Qeveria federale thotë se po e

ndjek situatën nga afër dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë.

Autoritetet bëjnë me dije se kushtet atmosferike që kanë shkaktuar nxehtësi, rrufe dhe erëra të forta, janë bërë shkak për ndezjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit. Qindra hektarë pyje janë përfshirë nga zjarret.

 

Metereologët njoftojnë se moti do të vazhdojë të jetë i nxehtë gjatë gjithë fundjavës dhe javës së ardhshme.

 

Asnjë viktimë nuk është raportuar ende. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të marrin çdo masë paraprake për të qëndruar të sigurt dhe të njoftojnë emergjencën në raste rreziku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *