Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë

Të patën 10 persona kanë humbur jetën jetë si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Kaliforninë. 100 të tjerë raportohet se kanë marrë plagë të rënda, ndërsa autoritetet japin alarmin se numri i viktimave mund të rritet me tej. Të lënduarit janë duke marrë ndihmën e parë në spitale, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit që ka mbuluar sipërfaqe të mëdha zonash të banuara.
Afro 50 vatra zjarri po përhapen me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe erërave të forta, duke detyruar të paktën 20 mijë persona të evakuohen. Deri tani është shkrumbuar një sipërfaqe prej 90 mijë hektarësh.
Kreu i departamentit për mbrojtën nga zjarri në Kaliforni, tha se rreth 1.500 godina, përfshirë dhe shumë biznese janë shkatërruar.
Qindra zjarrfikës janë vënë në gadishmëri për të luftuar flakët që përhapen me shpejtësi, ndërsa guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës. Ai ka paralajmëruar banorët të evakuohen, pasi zjarret vazhdojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi.
Ndërkohë autoritetet janë jane duke hetuar nëse behet fjale per zjarrvenie te qëllimshme.




