Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë

Zjarret shkatërrimtare që kanë përfshirë rajonin e Los Anxhelosit që prej të hënës, janë kthyer në një betejë të zakonshme për mijëra zjarrfikës në të gjithë Kaliforninë.
Guvernatori Xheri Brawn, tha për mediat se zjarre të mëdha si këto që kanë përfshirë vendin, kanë shkatërruar mijëra prona dhe kane shkaktuar miliarda dollarë humbje.
“Po përballemi me një realitet të ri në këtë shtet. Zjarret kërcënojnë jetët e njerëzve, pronat e tyre dhe sigurisht miliarda dollarë.”
Një grua raportohet se ka humbur jetën për shkak të zjarreve, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë evakuimit.
Edhe pse mijëra zjarrfikës vazhdojnë betejën me shuarjen e flakëve masive, duket se përballja kërkon më shumë kohë dhe forca për t’u vënë nën kontroll, pasi flakët vijojnë të përhapen të nxitura nga moti i thatë dhe erërat e fuqishme.
Zjarri më i madh, i njohur me emrin Thomas, ka djegur më shumë se 150,000 hektarë tokë, relativisht sa sipërfaqja e Çikagos, ndërsa 212 000 banorë janë evakuuar.
Presidenti Donald Trump deklaroi gjendjen e emergjencës për Kaliforninë, me qëllim për t’i hapur rrugë lehtësimit të situatës.




