Zjarret kanë mbërthyer Europën Jugperëndimore, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar. Të paktën 281 vdekje që janë të lidhura me te nxehtin ekstrem raportohen në gadishullin Iberik, ndërsa banorët në disa qytete në Spanjën perëndimore dhe Portugali janë evakuuar.

Në Portugali autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, duke evakuuar qindra persona, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët të ndihmuar edhe nga avionët. Situata duke më kritike në rajonin e Algraves në të cilin raportohen dhjetëra vatra zjarrit, Këtë vit në Portugali temperaturat kanë shënuar rekorde duke arritur në 47 gradë Celsius.

Edhe në Spanjë situata është po aq kritike dhe të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit, teksa autoritetet kanë raportuar rreth 20 zjarre pranë rajonit Malaga, duke detyruar rreth 2,300 njerëz të lënë shtëpitë.

Më shumë se 11,000 njerëz janë detyruar të largohen nga rajoni Gironde i Francës si pasojë e zjarreve të përhapura edhe në këtë shtet. Ndërsa presidenti Macron tha se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të mobilizuar burimet për të luftuar zjarret.

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Italinë, Kroacinë dhe Greqinë teksa flakët në këtë shtete vazhdojnë prej ditësh. Në Atika dhe Kreta janë shënuar 51 zjarre në 24 orët e fundit.

Të nxehtit nuk i ka shpëtuar as Britania e Madhe, e cila shpalli emergjencën kombëtare, pasi për herë të parë është dhënë alarm i kuq, pasi temperaturat mund të arrijnë në 40 gradë Celsius.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *