Subscribe

Qeveria ka lëshuar alarmin për rrezikun nga zjarret veçanërisht për rastet kur zjarrvënia është e qëllimshme.

Agjencia e mbrojtjes civile i ka dërguar një letër policisë së shtetit, bashkive dhe 12 prefektëve, të cilëve u kërkon të marrin masa për përballimin e zjarreve.

Sipas mbrojtjes civile është emergjente që të merren masa  për zbulimin e autorëve të zjarreve, qofshin ato me dashje apo dhe nga pakujdesia.

Zjarrvënësit të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Penal. Zbulimi i autorëve ul numrin dhe madhësinë e zjarreve. Ndëshkimi i autorëve ndërgjegjëson qytetarët se zjarrvënia është krim. Kërkohet koordinim me pushtetin lokal dhe kryepleqtë për identifikimin e autorëve.

Ndërsa bashkive, Agjencia e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar që të marrin masa për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve.

Sipas mbrojtjes civile bashkitë duhet që të zhvillojnë trajnime detyruese për punonjësit për situatat e zjarreve dhe të mbajnë në gatishmëri të gjitha kapacitetet zjarrfikëse.

Sipas të dhënave në gjashtë muaj në Shqipëri ka pasur 329 vatra zjarri,  168 prej të cilave janë regjistruar vetëm gjatë korrikut.

Gjatë kësaj periudhe në të gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë, duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *