Zjarret, Petro Koçi: Ristrukturim emergjencave civile
Situata e vështirë në zona të shumta të vendit nga zjarret e mëdha, sjell në vëmendjen nevojën e ristrukturimit të Emergjencave Civile. Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, mendon se ofrimi i më shumë kapaciteteve dhe burimeve njerëzore, do e bënte më efikase dhe të shpejtë punën e kësaj strukture. Koçi pranon se situata kërkon vëmendje të shtuar, por nuk është dakord me vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e prekura nga zjarret.
Forcat e Armatosura, sipas zëvendësministrit, angazhohen vetëm në ato operacione, ku kërkohet ndihma e Emergjencave Civile. Operacionet e Forcave të Armatosura janë shtrirë në të gjithë zonat e nxehta, ku prej ditësh janë nën zjarr hektarë të tërë pyjesh, duke shkaktuar dem të mjedisit.




