E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarret, pesë vatra janë aktive

Intensiteti i zjarreve po shkon drejt rënies. Emergjencat civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 5 vatra në qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë e Gjirokastër. Në Tiranë vijon te jete aktive vatra e zjarrit në fshatin Sinaballaj të Bashkisë Rrogozhinë.

 

Zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura nga një helikopter po punojnë për shuarjen përfundimtare të flakëve. Sipas informacioneve, në qarkun Vlorë janë ende aktive vatrat e zjarrit në Finiq e Delvinë. Ndërkohë në Gjirokastër, ka ende disa vatra në Jorgucat të bashkisë Dropull dhe në fshatrat Kardhiq dhe Dhoksat.

 

Emergjencat civile raportojnë se në Korçë, është riaktivizuar zjarri në fshatin Panarit, ku kërkohet ndërhyrje nga ajri, për shkak të vështirësive të terrenit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë