E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarret përfshijnë Kroacinë dhe Malin e Zi

Zjarret kanë përfshirë bregdetin kroat dhe atë malazez që prej natës së mbrëmshme. Qindra zjarrfikës janë angazhuar dhe po luftojnë për të vënën nën kontroll vatrat e mëdha të zjarreve. Flakët e mëdha dhe shtëllungat e tymit kanë tmerruar turistët, të cilët po pushonin në afërsi të liqenit të Benkovcit dhe Vransko, si dhe kanë djegur disa makina. Edhe Mali i Zi është përfshirë nga flakët. Disa vatra zjarri kanë përfshirë zonën përreth rezervatit natyror Solila në gjirin e Tivatit.

 

Sipas autoriteteve, vapa e madhe dhe erërat e forta janë shkaku kryesor për ndezjen dhe përhapjen e flakëve. Mediat vendase shkruajnë sot se shumë qytetarë kroat janë të bindur se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Nga ana tjetër, gjenerali në pension Davor Domazet-Llosho ka thënë për mediat se shkaktarët e zjarrit janë jugosllavët, pasi sipas të cilit, ata e urrejnë Kroacinë dhe kroatët.

 

Reklamë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shprehur se zjarret që kanë kërcënuar Splitin, portin kyç në bregun e Adriatikut janë vënë nën kontroll. Ndërsa presidentja  Kolinda Grabar Kitaroviç, akuzoi sot ministrin e Mbrojtjes Damir Krstiçeviç, se nuk ka reaguar në kohë për shuarjen e flakëve, ndërsa ky i fundit njoftoi dorëheqjen pak orë më parë.

 

Autoritetet janë shprehur se zjarri ka shkatërruar qindra hektarë pyje me pisha dhe ullinj gjatë bregut të Kroacisë në kulmin e sezonit turistik veror.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë