Subscribe

Qyteti i Vlorës ka qenë një nga zonat ku zjarri është kthyer në shqetësim për banorët e zonës por edhe autoritetet.

 

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një deklaratë për mediat është shprehur se përkeqësimi i gjendjes së zjarreve ka ardhur mesditën e së dielës, ku zjarret u përhapën edhe në fushën e mbetjeve, duke bërë që të shtohen forcat në ndihmë për shuarjen e flakëve.

 

Këtë të hënë tha kryebashkiaku, situata duke më mirë, por sipas tij duhet akoma punë për tu bërë që të bëhet shuarja e plotë e flakëve.

 

Nuk është situata e ditës së djeshme. Me gjithë ekipin e bashkisë dhe me drejtorinë e zjarrëfikësve menduam se situatën e zjarreve e kishim nën kontroll por mesditën e djeshme zjarri u përhap dhe në disa zona të tjera duke e bërë më të vështirë kontrollin ndaj tij. Në mesnatë ka mbërritur edhe një ekipik nga Ministria e Mbrojtjes dhe me ndërhyrje nga zjarri. Situata duket më mirë por duhet akoma punë për tu bërë që të bëhet shuarja e tyre e plotë”, ka thënë Dredha.

 

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që të pakten zjarri të jetë nga natyra për shkak të temperaturave të larta, dhe të mos jetë i qëllimshëm.

 

Skenarët mund të jenë të gjithanshëm, uroj të jetë nga natyra dhe jo i qëllimshëm, nuk mund të them se mund të ketë një dorë nga pas, për këtë do të flasin autoritetet”, ka thënë kryebashkiaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *