Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi bashke me kryebashkiaken Eriselda Sefa vatrat e zjarrit në fshatin e Kosove e vogel ne Lushnje.

Balla deklaruar se kushdo që do të përfshihet në zjarrvënie do të ketë dënim ekzemplar.

 

Ai u shpreh se zjarrvënia është një vepër e rëndë penale si dhe ka theksuar se policia tashmë ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie.

 

“Gjithkush që përfshihet në zjarrvënie duhet të kuptojë që kjo është një vepër e rëndë penale. Në shumë zona policia ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie dhe të gjitha rastet janë referuar në Prokurori. Thirrja ime është që çdokush duhet të kuptojë që ne do të jemi shumë të ashpër për këdo që do të përfshihet në zjarrvënie dhe dënimet do të jenë ekzemplare”, tha Balla.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *