Numri i të vdekurve nga shpërthimet e zjarreve në Kaliforni ka shkuar në 31 ndërsa më shumë se 200 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Sipas autoriteteve zyrtatre të Kalifornisë gjashtë persona të tjerë u konfirmuan të vdekur në Zjarrin e Kampeve në veri të shtetit, duke çuar numrin e të vdekurve në këtë zonë në 29.

 

Në jug, zjarri i Woolsey ka marrë dy jetë, pasi ka dëmtuar vendpushimet e plazhit duke përfshirë Malibunë.

 

Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur tre flakë të mëdha në shtet.

 

Me forcimin e erërave të cilat kanë bërë të mundur përhapjen e flakëve, guvernatori i shtetit, Jerry Broën, i ka kërkuar presidentit Donald Trump të deklarojë një katastrofë të madhe, një masë që do të përdorte më shumë fonde federale të emergjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *