E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Zjarret në qarkun Fier drejt shuarjes/ Digjen qindra hektare me pisha e shkurre

Prej pesë ditësh, forcat zjarrëfikëse vazhdojnë betejën me zjarret që kane përfshirë pyjet me pishë në zonën e Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit.

Deri më tani janë neutralizuar tre vatra zjarri, nga pesë që ishin në total. Kjo falë edhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter gjatë dy ditëve të fundit.

Reklamë

Terreni I thyer dhe mungesa e rrugëve e kane veshtiresuar operacionin.

Në zone aktualisht ndodhen 133 persona, 4 mjete zjarrfikese dhe dy autobote. Mësohet se nga flakët eshte djegur nje siperfaqe mbi 100 hektarë me pishë.

Më shumë video

Reklamë