E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarret në Kaliforni, guvernatori shpall gjendjen e emergjencës

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur një emergjencë mbarëkombëtare pasi zjarret të ndihmuar edhe nga erërat e ashpra, vazhdojnë të përfshijnë zonën.

 

Rreth 180,000 njerëz në veri janë urdhëruar të lënë shtëpitë e tyre. Si pasojë e evakuimit dhe rrugët rreth Santa Rosa kanë qenë të bllokuara nga trafiku I madh që u shkaktua.

 

Reklamë

Ndërkohë dhjetëra mijëra shtëpi janë nën kërcënimin e flakëve ndërësa 1 milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Kompanitë e energjisë po ndërpresin energjinë me qëllim që kabllot e dëmtuara të mos shkaktojnë zjarre të reja.

 

Ndërkohë një milion njerëz të tjerë pritet që të humbasin furnizimet me energji në orët në vazhdim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë