Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e zjarrfikësve shqiptarë që po kontribuojnë në shuarjen e flakëve që kanë ‘pushtuar’ shtetin grek. Rama shprehet se efektivët shqiptarë janë maksimalisht të angazhuar për të bërë detyrën e tyre në zonën Aleksandropulit, e cila është dhe një ndër territoret më të prekura.

 

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”, shkruan ai.

 

Zjarrfikës të Korçës, Maliqit, Gjirokastrës dhe Dropullit janë vendosur në zonën e Aleksandropolit, ku së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Greqisë, po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Bëhet fjalë për rreth 60 trupa të shërbimit zjarrfikës dhe 10 mjete zjarrfikëse. Ndihma e ofruar nga Shqipëria mori dhe mirënjohjen e vendasve, ndonëse fillimisht u refuzua.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *