Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Ai ka bërë me dije se po vijon operacioni për shuarjen e flakëve në fshatrat e bashkisë Dropull, ku janë angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe është vënë në dispozicion një helikopter.

Lexo edhe :

Related Posts

“Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, bën me dije Peleshi.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *