Njerëzit në Sidnej të Australisë u zgjuan të martën të mbuluar nga tymi, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rajonin përreth.

 

Erërat e forta gjatë natës sollën tymin e zjarreve në Sidnej, duke e çuar cilësinë e ajrit, herë pas here, përtej niveleve të rrezikshme.

 

Në mediat sociale, vendasit përshkruan qiell të mjegullt dhe erë të keqe të tymit në shtëpitë e tyre.

 

Rreth pesë milionë njerëz jetojnë në Sidnej – kryeqytetin e rajonit Nju Sauth Uells, që është përfshirë nga zjarret tash e sa javë.

 

Gjashtë njerëz kanë vdekur nga zjarret qysh në tetor.

 

Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të luftojnë me mbi 100 të tilla në Nju Sauth Uells dhe në Kuinsllend.

 

Banorët e Sidnejt u paralajmëruan për rrezik të madh nga zjarri të martën, pasi temperaturat u rritën në 37 gradë Celsius në perëndim të qytetit.

 

Zyrtarët shëndetësorë i këshilluan njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të shmangin aktivitetin fizik./ REL

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *