E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarret mësyjnë Voskopojën

I cilësuar si një nga fshatrat turistik më të kërkuar në jug-lindje, Voskopoja sot po kalon një beteje me zjarret. Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha e shkurre, e për shërbimin zjarrfikës, zjarri është i qëllimshëm.

 

Terreni i vështirë e vështirëson akoma më shumë ndërhyrja për të shuar flakët, ndërsa banorët kërkuan ndihmë pasi zjarri po u afrohej banesave. Ndërsa tymi ka mbuluar gjithë zonën përreth. Ndërkohë bëhet me dije se herë pas here dëgjohen krisma municionesh, edhe pse afër kësaj zone nuk ndodhet asnjë depo armësh.

 

Reklamë

Për të shuar zjarrin mendohet të ketë ndërhyrje nga ajri. Një tjetër pasuri kombëtare rrezikohet nga zjarri, këtë herë në Dibër. Ndërsa situata pritej të përmirësohej, e kundërta ka ndodhur. Vatra të reja janë shfaqur sot në fshatin Lucan dhe Bllace, duke rrezikuar Parkun e Lurës. Edhe në këtë zonë, ndërhyrja nga toka është e vështirë, e për këtë arsye kërkohet ndihmë përmes helikopterëve.

 

Më shumë video

Reklamë