Subscribe

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën dhe rajonin, kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit. Qeveria e Maqedonisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e dy komunave. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 10 ditë. Ai theksoi se situate është e renduar dhe mund të përkeqësohet. Aktualisht shumë vatra zjarri janë jashtë kontrollit. Spasovski i bëri thirrje autoriteteve për një aksion te madh per te koordinuar përballimin e situatës.

 

Edhe Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Kythera, për shkak të zjarreve që po vazhdojnë prej tri ditësh tashmë. Zjarri është afruar pranë qendrave të banuara. Autoritetet kanë evakuuar banorët dhe më shumë se 80 zjarrfikës, 30 mjete, tre avionë e një helikopter janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh. Ishulli Kythera, në juglindje të Peloponezit, është një nga zonat turistike me të frekuentuara te vendit.

 

Europa po përjeton valën e të nxehtit, ku temperaturat shkojnë deri në 44 gradë celsius. Shumë vende përballen me thatësirën e tejzgjatur. Situata e rëndë paraqitet edhe në: Serbi, Bosnje, Kroaci dhe Mali i Zi ku zjarret kane shkaktuar dëme jashtëzakonisht te mëdha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *