E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarret “kërcënojnë” Korçën

Vazhdojnë zjarrvëniet anembanë fushës së Devollit dhe asaj të Korçës. Madje edhe pranë institucioneve arsimore, banesave  dhe më së shumti në tokat bujqësore.

 

Dhjetra raste janë regjistruar në dy ditët e fundit me vatra zjarresh në rethet e Korçës e Devollit. Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, tha se situata me zjarrvënie paraqitet alarmante. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe strukturave përkatëse që ti jepet fund kësaj situate absurde.

 

Reklamë

Ka të dhëna për persona të arrestuar dhe të gjobitur për zjarrvënie. Ashtu siç vihet re edhe neglizhencë dhe nënvlerësim nga kryepleqtë e fshatrave, policia, njësitë administrative dhe autoritete lokale për këto raste zjarrvëniesh.

 

Një mentalitet primitiv duket se nuk ka të ndalur për rastet e zjarrvënieve, edhe pse masat dhe ndëshkimet janë shtuar. Digjen fushave mbeturina bimore. Anash rrugëve dhe në periferi të fshatrave  mbetje të ndryshme.

 

Vatrat e shumta të zjarreve, nuk krijojnë vetëm një imazh të keq, por shkaktojnë dëme mjedisore dhe përbëjnë rreziqe për pasoja më të rënda nga dalja jashtë kontrollit. Kjo dukuri mbetet shqetësuese, pavarësisht sensibilizimit dhe ndalimeve e penalizimit me gjoba.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë