Subscribe

Shqipëria ka kaluar sërish një ditë në beteje me flakët që mbuluan sipërfaqe të shumta me pyje.

 

Emergjencat civile bënë të ditur se në 24 orët e fundit ishin aktive 13 vatra.

 

Për shkak të terrenit tepër të vështirë në shumë zona të vendit është dashur ndërhyja e helikopterit.

 

Ne fshatin Vlocisht të Korçës, zjarri që përfshiu disa shkurre, ra pranë varrezave të fshatit, duke rrezikuar edhe pesë banesa. Forcat zjarrfikësve ndërhynë, duke shuar në kohë flaket. Sipas policisë zjarri ka qenë i qëllimshëm.

 

Edhe në  fshatin Zaroshkë ne Pustec, si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, dushk dhe pisha. Ndërsa pranë doganës Qafë Thanë si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

 

Zjarri i rënë gjatë mbrëmjes në Torovice të Lezhës rrezikoi disa banesa përreth, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e tij. Ndërsa në Fier, ne Ardenicë, u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe 5 rrënjë ulliri.

 

Ne Berat zjarri përfshiu nje sipërfaqe prej afro katër hektarë me pisha shekullore ne malin e Partizanit. Kurora e gjelbër ndodhet përbri lagjes Muzelae Gorice. Flaket janë përhapur me shpejtësi dhe mjetet zjarrfikëse e kane pasur te pamundur ndërhyrjen per shkak te terrenit te vështire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *