E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarret godasin Australinë, qindra zona nën flakë

Në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor dhe Queensland është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi në pak orë janë regjidtruar rreth 100 vatra zjarri. Rreth një mijë persona jnaë evakuuar ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

 

Autoritetet vendase bëjnë të ditur se zjarret në këtë periudhë thatësire janë një kërcënim serioz për jetën e njerezve dhe bagëtive. Ndërsa rezervat ujore janë pakësuar ndjeshëm.

 

Reklamë

Dhjetra shtëpi dhe objekte të tjera janë djegur, ndërsa banorët në rajonet ku gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk priten reshje shiu janë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të zjarreve të reja.

 

Në terren janë angazhuar qindra zjarrfikës në përpjekje për të vënë zjarret nën kontroll.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë