Subscribe

Zjarri i fuqishëm që përshiu Voskopojën të dielën, vijon të jetë aktiv. Flakët dogjën sipërfaqe të tëra të pyllit me pisha. Reshjet e pakta të shiut të rëna gjatë natës, nuk kanë ndihmuar në shuarjen e tyre. Ndonëse u ngrit alarmi se zjarret janë të qëllimshme, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të shoqëruar për këtë situatë.

 

Gjatë gjithë natës zjarrfikësit, punonjës të bashkisë e të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës, kanë punuar duke mbajtur nën kontroll vatrat e fshehura të zjarrit. Ndërkohë edhe në Ersekë, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dogji një sipërfaqe prej rreth 3 dynym. Fatmirësisht u shpëtuan banesat si dhe varrezat që ishin shumë afër flakëve.

 

Problematike mbetet situata në Dibër. Sipas emergjencave civile është riaktivizuar vatra e zjarrit në fshatin Gurë- Lurë. Forca të pyjores dhe banorë të zonës të mbështetur edhe nga një helikopter, po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *