Mbi 345 milionë lekë do të jetë dëmshpërblimi për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu. Në një postim në rrjetin social, ai ka renditur bashkitë përfituese dhe vlerën përkatëse që ato do të marrin.
Bashkia me vlerën më të lartë është Kruja me 146 mln lekë.
Lista e plotë e bashkive përfituese:
📍 Delvinë – 36 mln lekë
📍 Dibër – 10,5 mln lekë
📍 Gramsh – 86,6 mln lekë
📍 Has – 0,7 mln lekë
📍 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
📍 Krujë – 146 mln lekë
📍 Kukës – 0,6 mln lekë
📍 Librazhd – 0,2 mln lekë
📍 Peqin – 4 mln lekë
📍 Tepelenë – 0,3 mln lekë
📍 Kamëz – 2 mln lekë
📍 Maliq – 1,2 mln lekë
📍 Finiq – 40 mln lekë
📍 Dropull – 7,7 mln lekë
📍 Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë





