Presidenti i republikës Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë në zyrën e tij ministrin e brendshëm Dritan Demiraj. Situata e vështirë e zjarreve në vend ka qenë tema e bisedës mes kreut të shtetit dhe ministrit. Mësohet se Demiraj ka informuar presidentin per masat që po merren për shuarjen e flakëve.

 

Ai ka shprehur shqetësimet për problematiken e krijuar prej disa ditësh. Sipas njoftimit të presidencës, kreu i shtetit apelon dhe nxit të gjithë autoritetet të vazhdojnë përpjekjet, për koordinimin në kohë dhe me efektshmërinë e duhur të marrjes së masave të emergjencës. Te enjten ministri teknik është shprehur se situata është shumë e rëndë.

 

Ai ka theksuar se zjarret po kërcënojnë sigurinë kombëtare. Sipas tij, kërkohet rritje e kapaciteteve me qëllim vënien nen kontroll te vatrave aktive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *