Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra te reja zjarri. Ne Berat nga flaket u dogjën rreth 25 ha me shkurre e pisha. Ne Kuçovë u shkrumbua gjithashtu nje sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha. Edhe ne Vaun e Dejës është shfaqur nje vatër zjarri. Për shkak të erës së fortë, flaket rrezikuan disa banesa. 30 forca ushtarake punuan së bashku me ato të zjarrfikësve dhe me mjete rrethanore, duke bere te mundur shuarjen e flakëve. Vatra zjarresh janë shfaqur thuajse ne te gjitha qarqet e vendit, te cilat kane shkaktuar dëme veçanërisht ne pyje. Drejtoria e Emergjencave Civile bën me dije se ne total janë angazhuar 105 forca zjarrfikëse.





