Vijojnë zjarret e qëllimshme në rrethin e Vlorës. Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të djegë kryesisht shkurre që ka mali i Dukatit. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat zjarrfikëse por dhe banorë. Ditën e sotme ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku edhe para dy orësh në Jonufër zjarrëfikësit kanë shuar një tjetër vatër.

Sipas zjarrëfikëseve kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe përsonat që kërkojnë të mbijë bari i ri i vendosin zjarrin , por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *