E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarre në Fier e në Himarë/ Rritja e temperaturave dhe era favorizojnë flakët

Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe pisha.

 

Reklamë

Forca të shumta zjarrfikëse shkuan në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit. Por boçet e thata të pishave dhe temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi. Edhe mungesa e rrugëve e ka bërë të vështirë vendosjen e flakëve nën kontroll.

 

 

Si pasojë e zjarrit në këtë zonë janë djegur dhjetëra rrënjë me ullinj e pisha. Edhe në malin e Çikës në Himarë prej katër ditësh një vatër zjarri vijon të jetë aktive duke djegur një sipërfaqe me rreth 80 hektarë me shkurre e bimë të tjera.

 

Pavarësisht hedhjes së ujit nga ajri me dy avionë “Kanader” të ardhur nga Greqia, flakët nuk janë shuar. Sipas shtabit të emergjencave civile në Vlorë, avionët do të vijojnë punën për të eliminuar vatrën mbi fshatin Palasë.

 

Për shkak të terrenit të thyer malor, ushtarët e forcave të armatosura dhe forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë