Një pikë bombolash gazi u përfshi këtë të shtunë nga flakët e zjarrit. Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në rrugën “Myslym Shyri, ndërsa deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë për shkak të rrjedhjes së një bombole gazi.

Po ashtu, ende nuk dihet se cili është dëmi material, por mund të themi se zjarri i rënë përbënte rrezik për njerëzit pas aty pranë ndodhet një pallat dhe disa automjete të parkuara.

 

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëset për të shuar flakët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *