E enjte, 5 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr pranë portit të Shëngjinit

Një zjarr ka përfshirë zonën pranë kapitanerisë në portin e Shëngjinit mbrëmjen e së hënës. Flaket janë shfaqur në një vend grumbullimi mbeturinash dhe më pas janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe portin e peshkimit, si dhe zonën e banuar në malin e Shëngjinit. Drejtuesit e kapitanerisë kërkuan ndihmën e zjarrfikësve të portit, të cilët ndërhynë duke shuar zjarrin. Nga flaket janë shënuar vetëm dëme materiale.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë