E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr pranë ish-repartit të tankeve në Maliq

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish të repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit.

Flakët e zjarrit momentalisht po përhapen edhe në sipërfaqe të tjera me bimësi të ulët mbi ish repartin ushtarak ndërkohë që pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës.

Vatra e zjarrit janë shfaqur pasditen e sotme edhe në afërsi të fshatit Mborje por që për fatin e mirë janë izoluar shpejt nga shërbimi zjarrfikës.

Një ditë më parë bashkia e Korçës ka kërkuar të bëhet kujdes në këto temperatura shumë të larta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë