E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në Vlorë, shkrumbohet farmacia

Një farmaci u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë.

 

Si pasojë subjekti privat në pronësi të resmina isakaj, u dogj pjesërisht.

 

Reklamë

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Ismail Qemali”, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

 

Zjarrvënia, sipas burimeve pranë grupit hetimor, ishte e qëllimshme pasi në kamerat e sigurisë shihet një person që afrohet dhe e spërkat me lëndë djegëse farmacinë e më pas i vendos zjarrin.

 

Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë