E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zjarr në Tiranë/ Ndërron jetë në banesë e moshuara

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Tiranë në afërsi të zonës së Alliasit, ku për pasojë një e moshuar ka gjetur vdekjen.

 

Sipas policisë, 70-vjeçarja Violeta Muçi ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

\

Reklamë

E moshuara ishte vetëm në banesë në momentin kur ka rënë zjarri, pasi familjarët e tjerë ishin larguar për në punë.\

Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike dhe rrjeti i amortizuar i banesës.

 

Mësohet se 70-vjeçarja ka qenë në dhomën e gjumit kur ka shpërthyer zjarri në një nga ambientet e shtëpisë. Siç duket edhe nga pamjet, banesa është shkrumbuar thuajse plotësisht.

 

Viktima kishte probleme shëndetësore çka e ka bërë të pamundur që ajo të largohet në kohë për të shpëtuar .

 

 

Më shumë video

Reklamë