Një zjarr i përmasave të mëdha u  regjistruar në masivin pyjor me pisha në bregdetin e Semanit, Fier. Flaket ranë gjatë ditës së djeshme,  por edhe sot nuk është bërë e mundur fikja e tyre. Të parët që sinjalizuan për zjarrin e rënë në masivin me pisha 50-vjeçare ishin pushues që po shkonin drejt bregdetit te Semanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse,  të cilat po luftojnë. Vatra e zjarrit ka qenë shumë e madhe, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga repartet e tjera zjarrfikëse të qyteteve Vlorë dhe Lushnje. Nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga zjarri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *