Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje kryesisht aishte të fshatit Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit. Sipas të dhënave zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka rënë mbrëmjen e sotme duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, raporton se pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *