E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në pyjet e Lezhës, rrezikohen disa shtëpi banimi

Pyjet pranë fshatrave Malecaj e Koljakaj të Njësisë Administrative Balldre janë përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Flakët janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të erës, ndërsa poshte saj ndodhen edhe disa shtëpi banimi.

Të parët janë angazhuar banorët për të mbajtur larg flakët ndërsa në zonë kanë mbërritut dhe shërbimi zjarrfikës.

Duke parë përhapjen masive të zjarrit është kërkuar bashkëpunim nga bashkitë fqinje, ku  të angazhuar do janë edhe mjete zjarrfikës nga bashkia Mirdite pa personel, një mjet zjarrfikës nga bashkia Vau Dejës, një mjet zjarrfikës  nga bashkia Shkodër.

Forcat në terren punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit, në mënyrë që të mos përhapet tek shtëpitë e banimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë